Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi priti ambasadorin e ri të Republikës së Çekisë në Prishtinë, z. Jiri Dolezel
, 11.05.2011
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim njohës ambasadorin e ri të Republikës së Çekisë në Prishtinë, z. Jiri Dolezel. Me këtë rast kryekuvendari Krasniqi përgëzoi ambasadorin për detyrën e re, duke i uruar njëkohësisht edhe punë të mbarë.
Ambasadori z. Jiri Dolezel u falënderua për këtë pritje, ndërsa shprehu edhe angazhimin e tij për bashkëpunim të mëtejmë ndërmjet Çekisë dhe Kosovës. Bashkëbiseduesit kishin vlerësim të njëjtë se bashkëpunimi ndërmjet dy parlamenteve e shteteve respektive është gjithnjë e më i mirë.