Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi mori pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar Tahir e Nebih Mehajt në 30- vjetorin e rënies
, 13.05.2011
Me rastin e Akademisë Përkujtimore kushtuar Tahir e Nebih Mehës në 30- vjetorin e rënies (13 maj 1981 - 13 maj 2011), sot, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, mori pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.
Me këtë rast kryekuvendari Krasniqi tha se Prekazi legjendar, gjithmonë në historinë tonë të lavdishme, ka qenë një vatër e rezistencës kundër pushtimit, ka qenë djepi i heronjve të Kosovës. Ai shtoi se nën shembullin e Ahmet Delisë dhe të gjyshit kryengritës, Emin Lati, Tahir Meha vendosi të rezistonte me armë, bashkë me babain, Nebihun, kundër hordhive serbe e jugosllave, të cilat në një ekspeditë vrasëse ishin nisur në Prekaz, për ta terrorizuar një familje dhe për ta përdhosur krenarinë e dinjitetin shqiptar e drenicar, theksoi Krasniqi.
Me këtë rast ai shtoi se kjo vepër trimërore u bë burim frymëzimi për breza siç u bë burim frymëzimi për Shaban Jasharin dhe të bijtë Hamzën dhe Ademin, të cilët u betuan te varret e trimave për vazhdimin e luftës për liri, për çlirim e bashkim kombëtar.
“Një përleshje e pabarabartë midis dy trimave epikë dhe qindra forcave, të pajisura me artileri të rëndë, me helikopterë e avionë, zgjati tërë ditën, e 13 majit 1981, për të pushuar pas rënies heroike të babë Nebihut dhe të birit, Tahirit, por edhe pas humbjeve të mëdha që iu shkaktuan forcave kriminale rrethuese”, tha kryeparlamentari Krasniqi.
Më tej kryekuvendari Krasniqi, theksoi se kjo ngjarje pati jehonë në Jugosllavi dhe në botë. Ai tha se Serbisë pushtuese po i shkonte mesazhi më i qartë për vendosmërinë e shqiptarëve, jo vetëm për ta kundërshtuar pushtimin, por edhe për të luftuar kundër tij dhe për të vdekur në altarin e lirisë.
“U deshtë të lindë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e komandanti i saj nam madh, Adem Legjendari, u deshtë heroizmi masiv i shqiptarëve në luftën titanike kundër pushtuesit, që Kosova përfundimisht të shporrte nga trojet e veta armikun, të shpallte pavarësinë dhe të gëzonte lirinë e merituar”, përfundoi fjalën e tij kryekuvendari Krasniqi me rastin e Akademisë Përkujtimore kushtuar Tahir e Nebih Mehës, në 30- vjetorin e rënies se tyre.