Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
, 17.05.2011
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe e miratoi në parim Projektligjin për efiçiencën e energjisë, për të cilin Raporti i Progresit të KE-së, ka rekomanduar miratimin sa më të shpejtë të tij.
Kryetari i Komisionit, Zenun Pajaziti, vlerësoi se Projektligji plotëson kriteret për procedim të mëtutjeshëm në Kuvend, dhe konstatoi se Projektligji është në harmoni me Ligjet e aplikueshme të BE-së.
Pas debatit, anëtarët e Komisionit formuan grupin punues prej tre anëtarëve që të bëjë rekomandimet dhe vërejtjet eventuale gjatë amendamentimit të Projektligjit.
Në fund të mbledhjes, Komisioni vlerësoi se me aprovimin e Projektligjit për efiçiencën e energjisë, është plotësuar detyrimi nga Komisioni funksional, lidhur me sfidat që paraqiten në Raportin e Progresit për vitin 2010.