Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

, 18.05.2011




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, në fillim u shqyrtua Projektligji për Bashkëpunim Ndërkomunal dhe Partneritete, i cili tashmë është miratuar në parim nga ana e Kuvendit të Kosovës. Komisioni formoi një grup punues, i cili do të bëjë amendamentimet e këtij Projektligji, të cilat do të paraqiten në një mbledhje të ardhshme për shqyrtim dhe miratim.Ndërkaq, në vijim, në rendin e ditës ishte inicimi i procedurës për emërimin e anëtarit të pestë të Këshillit të Pavarur për Media. Komisioni përkrahu këtë nismë, duke konstatuar se anëtarin e pestë të KPM-së e zgjedh nga radhët e veta Kuvendi i Kosovës, ndaj iu rekomandua Kryesisë që ta procedojë këtë iniciativë më tej në Kuvend.

Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua edhe lidhur me përmbushjen e sfidave, të cilat dalin nga Raporti i Progresit.Anëtarët e Komisionit propozuan që ministritë përkatëse të paraqesin raporte për realizimin e sfidave që dalin nga ky Raport, ndërsa Komisioni pastaj do të shtrojë pyetje dhe vërejtje, përkitazi me realizimin e tyre, në prani të ministrave përkatës. Komisioni miratoi edhe propozim planin e veprimit për monitorimin e ligjeve nga ana e Komisionit.
Mbledhja e Komisionit  për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media