Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi hapi panairin e CEO-s në Prishtinë

, 18.05.2011




Kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës Dr. Jakup Krasniqi mori sot pjesë në hapjen e panairit të dhjetë industrial, të organizuar nga kompania private, Congres & Event Organization (CEO). Në këtë panair merrnin pjesë 360 kompani të ndryshme nga Kosova dhe vende te tjera si Kroacia, Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina, Gjermania, Maqedonia etj, në fushën e ndërtimtarisë, energjetikës, teknikë, mobilieri etj.

Para prerjes së shiritit, z. Krasniqi, përshëndeti të pranishmit dhe uroi që nisma të tilla të ndikojnë në vendosjen e ndërsjellët të marrëdhënieve tregtare dhe bizneseve të Kosovës me vendet e ndryshme të Evropës. Këto nisma të kthyera tashmë në një traditë pozitive, tregojnë se Kosova ka nisur rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Kryekuvendari Krasniqi hapi panairin e CEO-s në Prishtinë