Lajmet e fundit
Filloi takimi ndërparlamentar, Parlamenti Evropian-Kosova
, 19.05.2011
Sot në orët e pasdites ka filluar në Prishtinë takimi i 4-t ndërparlamentar, Parlamenti Evropian – Kosova. Takimin e ka hapur Kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, kurse e kanë përshëndetur kryetari i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan Takimin, si dhe Fernando Gentilini, Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë dhe Khaldoun Sino, ushtrues detyre i udhëheqësit të Zyrës Ndërlidhëse të KE dhe me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së.
Krasniqi, duke u uruar mirëseardhje eurodeputetëve , ka theksuar se nga takimi i fundit, në vitin e kaluar, Kosova ka qenë e angazhuar seriozisht në përmbushjen e agjendës evropiane. Në Kuvendin e Kosovës po miratohen ligje, duke u përpjekur që të verifikohen për kompatibilitetin e tyre me legjislacionin evropian, ka thënë kreu i Kuvendit, i cili i ka garantuar mysafirët nga Parlamenti Evropian se gjithë institucionet dhe të gjitha fushat e jetës në Kosovë janë në një reformim dhe transformim të vazhdueshëm, drejt procesit të integrimit evropian dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Në temën e parë të takimit: Progresi i Kosovës drejt integrimit evropian: shkëmbimi i pikëpamjeve me Qeverinë e Kosovës, Përfaqësuesin Special të BE-së dhe Komisionit Evropian, ka folur , Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë, ka pohuar orientimin e Qeverisë dhe të institucioneve të Kosovës, por edhe të qytetarëve të vendit tonë në rrugën drejt integrimit evropian. Ai ka numëruar një varg masash që janë ndërmarrë në Kosovë në përmbushjen e sfidave që dalin në Raportin e Progresit për Kosovën të Komisionit Evropian.
Kryetari i Komisionit për Integrime Evropine, Lutfi Haziri, Haziri, ka folur për punën e këtij komisioni në hartimin e Planit të Veprimit të Kuvendit për integrimin evropian , duke i theksuar se janë paraparë 118 veprime konkrete për përmbushjn e agjendës evropian të Kosovës për këtë vit.
Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, ka folur për vullnetin e këtij parlamenti për hapjen e perspektivës evropiane për Kosovën dhe për procesin e liberalizimit të vizave. Por në këtë temë ka theksuar edhe vështirësitë e mëdha të vendeve të BE-së me emigrantët nga vende të tjera të rajonit që paraqiten si qytetarë të larguar nga Kosova. Ajo ndërkaq ka theksuar se PE ka kërkuar nga Serbia heqjen e strukturave paralele në Veri të Kosovës. Për këtë pikë, ndërkaq kanë folur dhe kanë shtruar pyetje eurodeputetët: Tanja Fajon, Antonio Cancian etj.
Për sfidat e sistemit zgjedhor pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe reforma e kornizës ligjore që lidhet me zgjedhjet, ka raportuar Arsim Bajrami, kryesues i Komisionit për amendamentimin Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ai ka theksuar nevojën që ka dalë për ndryshime kushtetuese, sidomos sa i përket zgjedhjes së Presidentit të vendit, i cili do të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.
Kryesues i Komisionit për amendamentimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, Haki Demolli, ka folur për nevojën e këtyre ndryshimeve pas abuzimeve me votën e lirë në zgjedhjet e fundit në Kosovë, duke theksuar nevojën e ndryshimit të zonave zgjedhore dhe të listave zgjedhore.
Lidhur me progresin në reformat institucionale, në veçanti performancën e pushtetit lokal pas decentralizimit dhe gjendjen e sistemit arsimor, ka raportuar Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. Ai është ndalur në reformat e administratës dhe të pushtetit lokal, duke i theksuar sidomos rezultatet e decentralizimit dhe krijimin e komunave të reja me shumicë serbe, si: Graçanicë, Kllokot, Ranillug e Partesh, sihe për sukseset e shkollës së reformuar në Kosovë, kurse nënkryetari i Kuvendit, Enis Kervan, ka folur për respektimin kushtetues të të drejtave dhe lirive të komuniteteve pakicë dhe për rezultatet e komunës së re të Mamushës.
Eurodeputetja,Doris Pack, ka shfaqur kënaqësi për të arriturat e arsimit në Kosovë, në të gjitha nivelet, si dhe për hapjen e Universitetit publik në Prizren, por gjithashtu ka tërhequr vëmendjen për kolegjet e shumta private në Kosovë, të cilat, siç është shprehur ajo, zhvasin shumë para dhe japin pak rezultate. Ajo ndërkaq i ka ftuar institucionet arsimore të vendit që shkollat e Kosovës të bëhen pjesë e programeve arsimore të vendeve të BE-së.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Albin Kurti, ka shprehur qëndrimin konsensual në Kosovë për integrime evropiane por ka pasur vërejtje për qëndrimin e BE-së dhe të EULEX-it për , për siç është shprehur, paradigmën për stabilitet të përkohshëm në Kosovë, në vend të paradigmës për zhvillim afatgjatë të Kosovës. Në këtë temë ka folur edhe Ahmet Isufi, kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, duke e tërhequr vëmendjen për pasojat e decentralizimit etnik në Kosovë, kurse deputetja Myzejene Selmani ka tërhequr vëmendjen për pasojat e skadimit të marrëveshjes për preferencat tregtare dhe mospërtritjen e saj për Kosovën.
Për temën e forcimit të sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka raportuar prapë, zoti Kuçi, i cili ka theksuar masat që janë ndërmarrë nga Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë për menaxhimin e sistemit të drejtësisë, legjislacionin, për funksionalizimin e këtij sistemi, për funksionimin e ligjit në gjithë territorin e Kosovës, si dhe për strategjinë dalëse për EULEX-in.
Temës në trajtim i kanë kontribuuar edhe diskutues të tjerë si, Zenun Pajaziti, Jelko Kacin, Marije Cornelissen e të tjerë.
Sesioni i dytë i takimit ndërparlamentar vazhdon nesër, në orën 90:00 në temën: Perspektiva ekonomike dhe sociale në kohën e krizës.
Në fund të takimit pritet të miratohet një deklaratë e përbashkët, kurse kryesuesit e delegacioneve, Krasniqi dhe Kukan do të kenë konferencë shtypi.