Lajmet e fundit

Nga Komisioni për Bujqësi ...

, 23.05.2011




Tri projektligje u shqyrtuan sot në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i këtij Komisioni.

Anëtarët e Komisionit vlerësuan se Projektligji për themelimin e regjistrit të pronës së paluajtshme dhe Projektligji për Kadastër, pasi që kanë kaluar shqyrtimin e parë në Kuvend, duhet të amendamentohen, andaj formoi grupe punuese për këto projektligje.

Pas diskutimeve, anëtarët e Komisionit propozuan dhe vendosën që: Sali Morina të jetë kryesues i grupit punues për amendamentimi e Projektligjit për themelimin e regjistrit të pronës së paluajtshme, ndërsa anëtarë të këtij grupi punues të jenë: Etem Arifi dhe Afërdita Berisha.

Ndërkaq, për amendamentimin e Projektligjit për Kadastër, u vendos që kryesues grupi të jetë Liburn Aliu dhe anëtarë: Nijazi Idizi dhe Sevdie Lama.

Në fund, Komisioni vlerësoi se edhe Projektligji për verëra, i plotëson kushtet për procedim të mëtutjeshëm në Kuvend.
Nga Komisioni për Bujqësi ...