Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 23.05.2011
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, I kryesuar nga kryetari I Komisionit, z. Sasha Rashiç, sot mbajti mbledhje ku pikë kryesore e rendit të ditës ishte : shqyrtimi i Projekt-planit dhe programit të plotësuar të punës së Komisionit për vitin 2011.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit nga ICO, OSBE dhe Ambasada e Zvicrrës në Prishtinë.
Në vazhdim, kryetari i Komisionit, z. Rashiç, theksoi se , duke u nisur Strategjia ligjvënëse e Qeverisë për vitin 2011, si dhe Plani i veprimit të Kuvendit të Kosovës për integrime evropiane për vitin 2011, me disa sygjerime dhe plotësime, u përgatit ky Projekt-plan dhe program i plotësuar i punës, për vitin 2011..
Anëtarët e Komisionit, pas debatit, njëzërit miratuan Projekt-planin dhe programin e plotësuar të punës për vitin 2011.
Në vazhdim, anëtarët e Komisionit u morën vesh që, gjatë javës së ardhshme, një grup prej tre anëtarësh, të vizitojë Komunën e Obiliqit, përkatësisht kampin e Plemetinit, për t’u njoftuar për së afërmi me gjendjen e përgjithshme në këtë Kamp, pas zjarrit të shkaktuar më 31 dhjetor 2011. Njëherit u mor vendim që: Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Ministrisë për Pushtetin Lokal dhe Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, t’iu dërgohet një Rekomandim në lidhje me gjendjen e përgjithshme në Kampin e Plemetinit.