Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për amendimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës

, 25.05.2011




Komisioni për amendimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në republikën e Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Komisionit, z. Haki Demolli, sot mbajti mbledhje ku u miratuan Rregullorja dhe Plani i punës së Komisionit.

Në këtë mbledhje, në lidhje me pikën për miratimin e Rregullores, anëtarët e Komisionit pas debatit gjithëpërfshirës, me disa ndryshime dhe plotësime, njëzërit miratuan Rregulloren e këtij Komisioni.

Gjithashtu, në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e komisionit, me disa ndryshime, plotësime dhe sygjerime miratuan në parim Planin e punës së Komisionit.

Pra, në këtë mbledhje anëtarët e Komisionit për amendimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, edhe pse i shqyrtuan edhe dy pika të rendit të ditës dhe atë: formimi i Grupit punues të jashtëm dhe zgjedhja e dy nënkryetarëve të Komisionit, miratimi i tyre do të bëhet në mbledhjen e ardhshme të Komisionit.
Nga mbledhja e Komisionit për amendimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës