Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
, 25.05.2011
Për fatin e Personave të Pagjetur, si dhe për çështjet tjera që janë shtruar në tavolinën e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e njoftoi sot Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, sipas kërkesë së Komisionit, përkatësisht kryetares, Suzan Novobërdaliu.
Dialogu është aktivitet ndërkombëtar, tha në fillim të fjalës së saj Tahiri, dhe vazhdoi së elaboruari takimet e deri tashme me palën serbe.
Personat e Pagjetur, fondi pensional, lëvizja e lirë, problemet energjetike, dhe shumë çështje tjera teknike, janë temë diskutimi në negociata, tha zv.kryeministrja dhe kryenogociatorja, Tahiri.
Dua t’ju siguroj, tha ajo, se dialogu në as një mënyrë nuk do të devijojë nga agjenda e paraparë nga ajo që e ka përcaktuar BE-ja. Në as një mënyrë nuk do të ketë trajtim të çështjeve dhe temave politike, përpos atyre që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, dhe lëvizjes së lirë të tyre.
Çështja e Personave të Pagjetur ishte temë dominonte e këtij takimi tha zv/kryeministrja, duke shprehur besimin e saj se kjo çështje do të ketë zgjedhje efektive. “Me insistimin e mekanizmave të BE-së, kjo çështje do të ketë epilog të suksesshëm”, tha Tahiri. Me këtë rast, ajo njoftoi Komisionin se këtë çështje e ka shtruar në tavolinën e bisedimeve, me theks të veçantë ka ngritur rastin e intelektualit, Ukshin Hoti. Në vijim, ajo informoi se me çështjen e Personave të Pagjetur, merret një grup ekspertësh të zgjedhur nga zv.kryeministri Hajredin Kuçi. Koordinatorë të këtij grupi të përzgjedhur nga ai, njoftoi zv/kryeministrja, janë: profesor Pajazit Nushi, Preng Gjetaj dhe Arsim Gërgjaliu.
Duke folur për objektivat që dëshiron të arrij Qeveria e Kosovës gjatë këtyre negociatave, Tahiri tha se ato janë avancimi ekonomik, përmirësimi i jetës së qytetarëve, eliminimi i strukturave paralele dhe të hapja rrugëve për integrimet evro-atlantike.
Kosova, vijoi ajo, s’ka rrugë tjetër përpos asaj të integrimit në mekanizmat ndërkombëtarë. Njohjet që na janë bërë, tha Tahiri, vijnë nga shtetet më të rëndësishme, andaj, edhe rruga e shtetit të Kosovës është e qartë.
Serbia, ka filluar të njohë realitetin e ri të krijuar në Ballkan. Ajo e ka të qartë se porta e BE-së, është e mbyllur për ato shtete që nuk kontribuojnë në fqinjësinë e mirë, paqen dhe tolerancën rajonale, tha zv/kryeministrja znj.Tahiri.
Kosova, vijoi ajo, ka dëshmuar se jo vetëm që është shtet i pavarur, por ka dëshmuar se është edhe demokratike.
Në fund të paraqitjes së saj me këtë rast, znj. Tahiri siguroi anëtarët e Komisionit se Kosovës shumë shpejtë do t’i vinë njohje nga shtete të reja që ende s’e kanë njohur. “ Ju garantoj se së shpejti do të ketë njohje të reja”, tha ajo, dhe shtoi se ndikim në këtë, kanë edhe bisedimet që po zhvillohen me ndërmjetësuesit e BE-së.
Në vijim të mbledhjes, deputetët ngritën një varg çështjesh, të cilave iu përgjigj ajo.
Deputetes Biserka Kostiq, nga radhët SLS-së, e cila shprehu interesimin e saj për fatin e të pagjeturve nga komuniteti jo shqiptar, zv/kryeministrja iu përgjigj se Qeveria e Kosovës interesohet për fatin e tyre pa dallim etnie.