Lajmet e fundit
Të hënën mbahet tryeza për vlerësimin e Zgjedhjeve Parlamentare 2010
, 27.05.2011
Të hënën, më 30 maj, do të mbahet tryeza në temën: Vlerësimi i Zgjedhjeve Parlamentare 2010, mësimet e nxjerra dhe Reforma Zgjedhore, të cilën e organizon Shërbimi për Hulumtime Parlamentare i NDI-së.
Në këtë tryezë NDI do të shpalosë një raport mbi vlerësimin e zgjedhjeve parlamentare të 2010-ës. Raporti ka për qëllim që, duke identifikuar sfidat kyçe legjislative, administrative, institucionale dhe politike të procesit zgjedhor, të ofrojë rekomandime të qarta në mbështetje të përpjekjeve për reformë zgjedhore në vend.
I ftuar nderi dhe prezantues kryesor në këtë tryezë do të jetë Guvernatori z. Howard Dean, ish-kandidat për president të SHBA-ve.
Kryeparlamentari Krasniqi do të ligjërojë në temën: Roli i Kuvendit të Kosovës në Procesin e Reformës Zgjedhore; Howard Dean në temën: Reforma Zgjedhore – Proces gjithëpërfshirës dhe transparent; Haki Demolli në temën: Mandati i Komisionit ad hoc për Reformën Zgjedhore, dhe Arsim Bajrami në temën: Ndryshimet Kushtetuese dhe Ndikimi i tyre në Reformën Zgjedhore .
Vendi: Salla salla C-301
Koha: Në orën 9:40