Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi vizitoi AKP-në
, 06.06.2011
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka bërë sot një vizitë Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), me ç’rast është njohur për së afërmi me punën e kësaj agjencie.
Gjatë një takimi të veçantë me udhëheqësit e AKP-së, kryetari Krasniqi ka marrë informacione për procesin e privatizimit dhe përgatitjen e legjislacionit përkatës. Ligjin për AKP-në dhe ligjet e tjera që prekin fushëveprimtarinë e saj, të cilat pritet të vijnë në Kuvend, kreu i legjislativit i cilësoi të një rëndësie të veçantë dhe kërkoi qartësi në përmbajtjen e tyre. Ai tha se Kosovës i duhet privatizim nga i cili favorizohen dhe përfitojnë qytetarët e saj.
“Kemi vullnet që të krijojmë premisa për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës”, theksoi kryeparlamentari Krasniqi.
Kryetari i Bordit të AKP-së, Dino Asanaj, e njoftoi kryetarin e Kuvendit për punën e bërë në hartimin e katër ligjeve të fushës, duke e konsideruar si të rëndësishëm zbatueshmërinë e tyre. Ai dha informacione të tjera për punën e AKP-së dhe privatizimin në tërësi, të cilin e cilësoi të domosdoshëm.