Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

, 10.06.2011




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të drejtuar nga zonja Myzejene Selmani- zëvendëse e parë e kryetarit të Komisionit, u shqyrtuan gjithsej katër projektligje: Projektligji nr.04/L-005 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 2004/18 për tregtinë e brendshme, me Raportin e Komisionit funksional përZhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, me amendamente; Projektligji nr. 04/L-014 për efiçiencën e energjisë, me Raportin e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, me amendamente; Projektligji për gjendjen civile, me Raportin e Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës, me amendamente, si dhe Projektligji për shërbimet e sigurisë private nr. 04/ L-0004, me Raportin e Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës, me amendamente.

Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të katër projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim