Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ndryshime Kushtetuese
, 10.06.2011
Komisioni për Ndryshime Kushtetuese i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Arsim Bajrami, kryetar, ka kompletuar grupet punuese të cilat do të merren me draftimin e segmenteve të caktuara të Kushtetutës dhe ka miratuar listën e ekspertëve që do ta ndihmojnë komisionin, me mundësi të ndryshimit dhe zgjerimit të saj.
Komisioni, gjithashtu, miratoi listën e çështjeve të dala nga punëtoria e parë dhe përcaktoi agjendën për punëtorinë e dytë.
U diskutua edhe rreth buxhetit që i nevojitet komisionit gjatë punës së tij, si dhe rreth planit të takimeve me institucionet kushtetuese të Republikës së Kosovës. U dakordua që Presidenca e Kosovës, Qeveria, Gjykata Kushtetuese dhe Avokati i Popullit, të kenë nga një përfaqësues në mbledhjet e komisionit, në cilësi të vëzhguesve.
Sa i përket kërkesës së ministrit të Drejtësisë për futjen e çështjen së amnistisë në procesin e ndryshime kushtetuese, komisioni shprehu gatishmërinë për ta pranuar këtë, por u potencua se paraprakisht duhet të merret mandat shtesë nga Kuvendi.