Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

, 10.06.2011




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi në parim Projektligjin për persona të pagjetur.

Kryetarja e Komisionit, Suzan Novobërdaliu, tha se projektligji plotëson kushtet për procedim në Kuvend, dhe kërkoi nga anëtarët e Komisionit për miratimin e tij në parim. Pas kësaj, Komisioni unanimisht vendosi që Projektligji për persona të pagjetur të procedohet tutje.

Në këtë mbledhje, Komisioni mori vendim edhe për formimin e panelit intervistues për përzgjedhjen e zëvendësve të Avokatit të Popullit. Lidhur me këtë, Komisioni vendosi që ky panel të përbëhet prej shtatë anëtarëve.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...