Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 13.06.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, kryesuar nga Lutfi Haziri, kryetar i komisionit, u shqyrtuan dhe u përkrahën këto projektligje: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shoqëritë tregtare, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akreditim, Projektligji për Shërbimet e Sigurisë Private, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tregtinë e Brendshme, Projektligji për efiçiencën e energjisë, si dhe Projektligji për Gjendjen Civile. Anëtarët e komisionit vlerësuan se projektligjet në fjalë me amendamentet e komisioneve funksionale janë në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së dhe mund të procedohen më tej.