Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
, 14.06.2011
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme i shqyrtoi dhe miratoi raportet me rekomandime për Projektligjin për shoqëritë tregtare dhe Projektligjin për akreditim.
Kryetari i Komisionit Zenun Pajaziti, njoftoi anëtarët e Komisionit se në Raport janë inkorporuar edhe rekomandimet e Komisionit për Legjislacion lidhur me këto projektligje.
Pas diskutimeve, Komisioni miratoi raportet e paraqitura, dhe vendosi procedimin e më tejmë të tyre për miratimin final në Kuvend.
Po ashtu, në këtë mbledhje, Komisioni miratoi Planin kombëtar të shpërndarjes së spektrit radiofrekuencor.