Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri, dhe Mbikëqyrjen e FSK-së
, 14.06.2011
Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë, kryesuar nga Ahmet Isufi, kryetar, u shqyrtuan propozim-amendamentet e Projektligjit për Mbrojtje nga Zjarri.
Anëtarët e komisionit u dakorduan që vendimi për miratimin e amendamenteve të këtij Projektligji të merret në mbledhjen tjetër të radhës.
Gjatë këtij takimi anëtarët e komisionit shqyrtuan propozim - vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me emërimin e anëtarëve të Agjencisë për Mbrojtjen e të dhënave personale. Me këtë rast anëtarët e komisionit kanë përkrahur njërin nga kandidatët e propozuar dhe mund të procedohet për miratim në Kuvend.
Më tej, anëtarët e komisionit kanë diskutuar edhe lidhur me detyrimet e Komisionit që dalin nga Plani i Veprimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane, për vitin 2011. Me këtë rast u diskutua lidhur me obligimet e Komisionit gjatë këtij viti, ndërsa u dakorduan që të punohet me më intensitet të shtuar.