Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 14.06.2011
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka përcaktuar rendin e ditës për dy seanca plenare të Kuvendit.
Krasniqi i ka njoftuar nënkryetarët e Kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e kishte njoftuar atë se për shkak të agjendës së ngjeshur, kësaj jave, nuk do të ketë mundësi të paraqitet në interpelancë, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!. Prandaj Kryesia ka vendosur që seanca e së hënës (më 20 qershor) të rezervohet për interpelancën e kreut të Qeverisë lidhur me Autostradën.
Në seancën e parë (më 16 qershor), pasi të shterohen pikat e zakonshme të rendit të ditës të seancave të rregullta: çështje jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, deputetët pritet të ratifikojnë Konventën për themelimin e Këshillit Bashkëpunues Doganor. Në vazhdim të seancës deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë tri projektligje: Projektligjin për persona të zhdukur, Projektligjin për ndihmën shtetërore dhe Projektligjin për nisma legjislative. Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-069 për akreditim (Ishin paraparë që për herë të dytë të shqyrtoheshin edhe tri projektligje të tjera, por për mungesë të raporteve me rekomandime nga disa komisione parlamentare, ato janë shtyrë për një seancë tjetër të radhës).
Në seancë do të shqyrtohet edhe Propozimi për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Propozim-korniza Afatmesme e Shpenzimeve për vitin 2012-2014, Raporti vjetor i punës të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2010, Raporti vjetor i punës të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit për vitin 2010, Rekomandimet e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, për Projekt-planin hapësinor të Kosovës 2011-2020, si dhe rekomandimi i të njëjtit komision për emërimin e një anëtari të Komisionit Shqyrtues në Zyrën e Rregullatorit për Ujëra dhe Mbeturina.