Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
, 15.06.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga Ali Sadriu, kryetar i komisionit, u shqyrtua raporti i auditimit të pasqyrave financiare të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, për vitin 2010.
Pas prezantimit të raportit në fjalë nga ana e përfaqësuesve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, para anëtarëve të Komisionit raportuan edhe përfaqësues të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryesuar nga nënkryetari z. Hivzi Islami. Me theks të veçantë u diskutua rreth procedurave të prokurimit, si dhe rreth disa vërejtjeve të cilat janë pasqyruar në raportin e auditimit.
Përfaqësues të ASHAK-ut theksuan se kanë ndërmarrë hapa konkret në mënyrë që të gjitha rekomandimet të dala nga ZAP-i të zbatohen.
Gjatë këtij takimi anëtarët e Komisionit kanë shqyrtuar edhe raportin e auditimit të Pasqyrave Financiare të Fondit të Privatizimit, për vitin 2010.
Në këtë takim të pranishëm ishin përfaqësues të Agjensisë Kosovare të Privatizimit, të kryesuar nga kryetari i bordit të AKP-së, z. Dino Asanaj dhe drejtori menaxhues i AKP-së, z. Shkelzen Lluka, të cilët raportuan para anëtarëve të Komisionit lidhur me të gjeturat në raportin e auditimit të Pasqyrave Financiare të Fondit te Privatizimit.
Përveç interesimit të anëtarëve të Komisionit rreth punës në përgjithësi të AKP-së dhe procesit të privatizimit ata kanë shprehur shqetësimin e tyre veçanërisht për Ndërmarrjen ‘Sharrcem”, për privatizimin e së cilës ndërmarrje auditori ka pasur vërejtje, me theks të veçantë rreth procedurave që janë ndjekur gjatë privatizimit të kësaj ndërmarrje.
Pas një diskutimi të gjatë rreth këtij raporti, anëtarët e Komisionit kërkuan nga Auditori Gjeneral që të bëhet edhe raporti i performances rreth procesit të privatizimit.