Lajmet e fundit
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së
, 17.06.2011
Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga Ahmet Isufi, kryetar i komisionit, u shqyrtua raporti përfundimtar i projektligjit për shërbimet e sigurisë private, raporti përfundimtar i projektligjit për gjendjen civile, si dhe projektligjit për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.
Anëtarët e Komisionit përkrahën raportin përfundimtar të projektligjit për shërbimet e sigurisë private, si dhe raportin përfundimtar të projektligjit për gjendjen civile dhe mund të procedohen për shqyrtim të mëtejmë.
Me këtë rast anëtarët e komisionit u dakorduan që Projektligji për shërbimet e sigurisë private të emërtohet Projektligji për shërbimet private të sigurisë.
Në vijim të takimit u caktua edhe grupi i punës për amendamentimin e projektligjit për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë.