Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadorin norvegjez

, 23.06.2011




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin norvegjez, Sverre Johan Kvale, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë.

Ambasadori Kvale e falënderoi kryetarin Krasniqi për pritjen dhe e përgëzoi atë për punën që është bërë në Kuvendin e Kosovës.

Duke përkujtuar se Norvegjia është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën, Kvale tha se shteti i tij edhe në të ardhmen do të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimeve evropiane. Në këtë takim, ambasadori norvegjez shprehu bindjen se edhe pasardhësi i tij do të mirëpritet nga institucionet e Kosovës.

Kryetari Krasniqi, ndërkaq, e falënderoi ambasadorin Kvale për kontributin e tij në forcimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.

 Duke e siguruar atë se edhe me pasardhësin i tij bashkëpunimi do të jetë i kënaqshëm veçanërisht në mes të kuvendeve, Krasniqi i uroi ambasadorit Kvale suksese në vazhdimin e karrierës së tij diplomatike.

 

 

Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadorin norvegjez