Lajmet e fundit

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike

, 29.06.2011




Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Raportin Vjetor të Performancës së Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP), për vitin 2010.
Në këtë mbledhje, kryesuar nga zv. kryetari i parë i Komisionit, Ramiz Lladrovc

i, raporti u vlerësua se është sipas standardeve ndërkombëtare dhe i plotëson kushtet për procedim dhe mbështetje nga Kuvendi, por lidhur me disa çështje, anëtarët e Komisionit kërkuan sqarime shtesë.


Pyetjeve që shtruan anëtarët e Komisionit për, siç thanë ata, interferencave të politikës në ZAP, ndikimin e Raportit të ZAP-it në Raportin e Progresit të KE-së për Kosovën, dhe pyetjeve tjera të ngritura me këtë rast, iu përgjigj udhëheqësi i Zyrës së ZAP-it, Lars Lage Olfsson.


Lidhur me këtë z. Lage sqaroi: "Gjatë kohës sa unë jam udhëheqës i ZAP-it (dy vite e gjysmë), as një herë s'ka ndodhur që njerëz të politikës të influencojnë në punën tonë", tha Lage. Ai më tej shtoi se lëshimet në secilën organizatë buxhetore mundë të ndodhin, por, vazhdoi ai, ne jemi këtu dhe përpiqemi t'i zvogëlojmë ato. Për sa i përket auditimit nëpër komuna, Lage tha se përpos Komunës së Zubin Potokut, komunat tjera deri në fund të shtatorit do të sjellin pasqyrat financiare. Po ashtu, ai sqaroi se për shkak të mos anëtarësimit të Kosovës në OKB, pjesëmarrja e saj në forumet ndërkombëtare të auditimit është shumë e vështirë. Në fjalën e tij, udhëheqësi i Zyrës së ZAP-it foli edhe për raportet në mes të ZAP-it dhe institucioneve të Kosovës. "Kemi zhvilluar një dialog konstruktiv me palët tona të interesit: Kuvendin, Qeverinë, institucionet e audituara dhe në veçanti me Ministrinë e Financave", tha Lage. Në vijim ai foli edhe për të arriturat dhe sfidat e ZAP-it. Duke iu referuar të arriturave për vitin që lamë pas, ai tha se numri i auditimeve ka shënuar rritje dhe është përmirësuar cilësia e raporteve.


Udhëheqësi i Zyrës së ZAP-it, Lage, duke folur për sfidat e ZAP-it, vuri në pah numrin e pamjaftueshëm të personelit të specializuar për këtë fushë. Ai, po ashtu u rekomandoi anëtarëve të Komisionit, që të shfrytëzojnë mundësinë lidhur me Ligjin e ardhshëm të ZAP-it. Duhet bërë përpjekje, tha ai, që gjatë amendamentimi të tij, obligimet nga Raporti i Progresit të përfshihet në dispozitë të veçantë.


Pas kësaj, anëtarët e Komisionit me rekomandimet për Kuvendin e Kosovës që, ZAP-i të shtojë numrin e auditimeve dhe të performancës së auditimeve, si dhe të sigurohet pavarësia buxhetore nga ana e qeverisë për ZAP-in, e miratuan Raportin e ZAP-it, për vitin 2010.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike