Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi uron kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së
, 04.07.2011
Me rastin e 4 Korrikut -Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Zotit John Boehner, me këtë përmbajtje:"
I nderuar Zoti John Boehner,
Me rastin e dyqind e tridhjetë e pesë vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 4 korrik, në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë e veçantë t'Jua përcjell urimet më të sinqerta Juve dhe tërë popullit Amerikan.
Duke vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe parlamenteve tona, shpreh bindjen që ato do të thellohen dhe zgjerohen në vazhdimësi. Me këtë rast, dëshiroj edhe njëherë t'ju siguroj për vullnetin dhe dëshirën tonë për bashkëpunim midis Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Shfrytëzoj këtë rast t' Ju shpreh mirënjohjen tonë të thellë për gjithë ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe institucionet e saj shtetërore kanë dhënë për Kosovën në këto vite vendimtare të historisë së saj.
Ju lutem Shkëlqesi, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë",thuhet në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi, dërguar z. John Boehner.