Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
, 05.07.2011
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme diskutoi lidhur me Projektligjin për persona të pagjetur.
Për të nxjerrë një ligj sa më të mirë që rregullon këtë fushë, kryetarja e Komisionit, Suzan Novobërdaliu, propozoi mbajtjen e një dëgjimi publik. Edhe anëtarët e tjerë të Komisionit vlerësuan se gjatë fazës së amendamentimi të projektligjit, është e dobishme të njihen me opinionet e të gjithë faktorëve relevant. Pas diskutimeve, Komisioni vendosi që në javën e ardhshme, të organizojë dëgjim publik lidhur me këtë projektligj.
Në këtë mbledhje, Komisioni shqyrtoi edhe disa ankesa dhe peticione të qytetarëve.