Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

, 07.07.2011




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi në parim gjashtë projektligje.

Sipas propozimit të kryetarit të Komisionit, Zenun Pajaziti, Komisioni vendosi që Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, Projektligji për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, dhe Projektligji për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre, të miratohen në parim. Po kështu u përkrahën edhe amendamentet e Projektligjit për markat tregtare, Projektligjit për dizajnin industrial dhe të atij për patenta. Të gjashtë projektligjet procedohen më tutje sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...