Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi priti drejtorin ekzekutiv në Bankën Botërore, z. Huber
, 07.07.2011
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me drejtorin ekzekutiv në Bankën Botërore, z. Konstantin Huber. Temë thelbësore e takimit ishte thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Bankës Botërore dhe Kosovës. Me theks të veçantë u fol për ligjet e aprovuara nga ana e Kuvendit të Kosovës nga lëmi i ekonomisë dhe financave. Të gjitha ligjet që kishin të bëjnë me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, duke ditur rëndësinë e tyre, janë shqyrtuar e miratuar me ritëm të shpejtuar nga ana e Kuvendit.
Në takim u tha se Kosova ka siguri ekonomike dhe politike, që janë parakushte tejet të rëndësishme për zhvillim të mëtejmë të vendit. Po kështu, Kosova ka popullsi të re që është një potencial shumë i rëndësishëm në rrjedhat shoqërore e ekonomike.