Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

, 12.07.2011




Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka përcaktuar rendin e ditës së dy seancave të ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Më 14 korrik do të mbahet seanca e jashtëzakonshme, në të cilën do të zhvillohet debat parlamentar lidhur me dialogun e Qeverisë së Republikës së Kosovës me Republikën e Serbisë dhe marrëveshjet e arritura në këtë dialog, sipas kërkesës së grupeve parlamentare: GP LDK, GP LVV dhe GP AAK. Ndërkaq, seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet më 21 korrik.

Në rendin e ditës së mbledhjes së Kryesisë ishte edhe kërkesa e EULEX-it që Kuvendi të miratojë një Rezolutë, me të cilën kërkohet nga Qeveria të referojë çështjen e imunitetit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, si dhe përgjigjja në këtë kërkesë e kryetarit të Kuvendit që do t' i procedohet shefit të EULEX-it.

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit