Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

, 12.07.2011




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi z. Albert Kinolli, zëvendës i dytë i Komisionit, u shqyrtuan gjithsej 5 projektligje, si vijon: Projektligji për Dizajnin Industrial me Raport të Komisionit Funksional për Zhvillim Ekomomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, me amendamente, shqyrtimin e Projektligjit për Patentën, me Raport të Komisionit funksional për Zhvillim Ekomomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, me amendamente, shqyrtimin e Projektligjit për Markat Tregtare, me Raport të Komisionit Funksional për Zhvillim Ekomomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, me amendamente, shqyrtimin e Projektligjit për Përdorimin Civil të Eksplozivit nr. 04/L-22, me Raport të Komisionit Funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK -së, me amendamente, si dhe shqyrtimin e Projektligjit nr. 04/L-014 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Revizion, me Raport të Komisionit Funksional për Buxhet dhe Financa, me amendamente.

Pas shqyrtimit të gjithanshëm, anëtarët e Komisionit mbështeten procedimin e mëtejmë të të pesë projektligjeve (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim