Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 13.07.2011




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të cilën e kryesoi kryetarja Safete Hadërgjonaj, shqyrtoi një shkresë nga Avokati i Popullit dhe katër projektligje me raporte të komisioneve funksionale.

Komisioni, pasi analizoi shkresën mbi pengesat në përmbushjen e misionit kushtetues të Institucionit të Avokatit të Popullit, si dhe kërkesën e Kryesisë së Kuvendit, u dakordua që në afatin optimal t'i japë sqarimet e nevojshme.

Në vazhdim, komisioni përkrahu Projektligjin për dizajnin industrial, Projektligjin për markat tregtare, Projektligjin për patenta dhe atë për përdorimin civil të eksplozivëve, me amendamente të komisioneve funksionale, pasi u konstatua se ato nuk përmbajnë implikime buxhetore.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa