Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 13.07.2011
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, ka përkrahur dy raporte. Pasi konstatoi që asnjë prej komisioneve të përhershme nuk ka pasur amendamente shtesë për Projektligjin për Këshillin Ekonomik-Social, komisioni miratoi raportin përfundimtar, duke e proceduar projektligjin për në seancë.
Komisioni, gjithashtu, miratoi edhe raportin e monitorimit të Ligjit për duhanin.