Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon familjen e shkrimtarit Sulejman Krasniqi

, 16.07.2011




Me rastin e vdekjes së shkrimtarit të mirënjophur Sulejman Krasniqi, kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes së shkrimtarit me këtë përmbajtje:“

E nderuar familje Krasniqi

Me hidhërim të thellë mësova lajmin për vdekjen e atdhetarit, veprimtarit, shkrimtarit të shquar dhe mikut tim, Sulejman Krasniqit.

Vdekja e Sulejman Krasniqit është humbje e madhe për Ju familje e nderuar, për miqtë  dhe për  mbarë kombin shqiptar.

Sulejman Krasniqin e ka bërë të pavdekshëm veprimtaria e tij jetësore dhe trashëgimia e pasur letrare që u ka lënë brezave të Atdheut të tij të dashur.

Me lot në sy e me mall të pashuar për Kosovën, së cilës ishte detyruar t'ia kthente shpinën, Sulejmani shpesh thoshte, mos vdeksha pa u kthyer sërish atje dhe pa e parë të lirë vendlindjen time. Ai e jetoi ditën e çlrimit të Kosovës dhe e kremtoi pavarësinë e sovranitetin e saj.

Duke ndarë dhembjen bashkë me ju, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta.  

                                                                 

Me respekt,   juaji Jakup Krasniqi”, thuhet në telegramin e kreut të legjislativit të vendit, Jakup Krasniqi.

 

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon familjen e shkrimtarit Sulejman Krasniqi