Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri
, 19.07.2011
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i kryesuar nga z. Zenun Pajaziti- kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme debatoi për tri pika të rendit të ditës: shqyrtimi në parim i P/ligjit nr.04/L-39 për kërkesat teknike të produkteve dhe vlerësimi i konformitetit, shqyrtimi në parim i P/ligjit nr.04/L-47 për masat mbrojtëse në import, si dhe shqyrtimi në parim i P/ligjit nr. 04/L-48 për tregtinë e jashtme.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, USAID-it dhe KDI-së.
Në fund, anëtarët e Komisionit u pajtuan për forminin e Grupit të punës prej tre anëtarësh , i cili në pako do t'i shqyrtojë këto tre projektligje dhe pastaj t'ua dërgojë anëtarëve të Komisionit për shqyrtim të sërishëm.