Lajmet e fundit
Takimi i Bordit të Grave Deputete me Raportuesen e BE-së për Kosovë, znj. Ulrike Lunachek
, 19.07.2011
Teuta Sahatqija, kryetare e Grupit të Grave dhe anëtaret e Bordit, znj. Flora Brovina dhe Donika Kadaj Bukupi, u takuan sot me znj. Ulrike Lunachek , Raportuese e BE-së për Kosovë, me te cilën biseduan për aktivitetin e GGD-së, për punën në grave në Parlament, në partitë politikë, institucione dhe në përgjithësi në shoqërinë kosovare.
Theksi i veçantë i bisedës u vu në fillimin e reformës zgjedhore dhe në angazhimin e gruas në procesin e reformës. Në takim u shpreh brenga për ruajtjen e kuotës gjinore në sistemin zgjedhor me zona.
Ato shprehen besimin se me fuqizimin e gruas në institucione dhe shoqëri krijohet ambienti për demokratizimin e shoqërisë sepse, prania e gruas rritë seriozitetin dhe punën dhe ulë mundësinë për korrupsion dhe abuzime.
Znj. Lunachek tha se gruaja duhet të ketë pozitën e saj në institucione dhe të ketë rol të rëndësishëm në proceset nëpër të cilat kalon Kosova, dhe se fuqizimi i gruas është një prej prioriteteve të BE-së.