Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 20.07.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuiteteve dhe Kthim, i kryesuar nga z.Goran Marinkoviæ, kryetar i ri i Komisionit, u shqyrtuan gjithsej tre projektligje: Projektligji për kadastrin nr. 04/249/ L-013, me Raportin e e Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim hapësinor me amendamente, Projketligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-08 për verën nr. 04/375/ L-019, me Raportin e Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor me amendamente, si dhe Projektligji nr. 04/L-024 për ndihmën shtetërore, me Raportin e Komisionit funksional për Buxhet e Financa me amendamente.
Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre tre projektligjeve për miratim në Kuvendine Republikës së Kosovës.