Lajmet e fundit
Grupi i Grave Deputete takoi ambasadoret e Quint-it
, 22.07.2011
Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës zhvilloi një takim me ambasadoret e Quintit të akredituar në Prishtinë. Temë e takimit ishte njoftimi i ambasadoreve në lidhej me angazhimin e Grupit të Grave në lidhej me ndryshimet e ligjit zgjedhor. Kryetarja e Grupit t; GGD-së Teuta Sahatqiu pasi njoftoi ambasadoret në lidhje me punën e Grupit, që pas konstituivit të tij, tha se qëndrimit e Grupit të Grave janë mbështetja e listave të hapura dhe ajo e kuotës gjinore si dy elemente të demokracisë në një vend në tranzicion që është Kosova. Deputetja Flora Brovina tha se vendet e rajonit po e marrin pikërisht ligjin zgjedhor të Kosovës me lista të hapura dhe një zonë zgjedhore , si shembull të mirë të demokracisë. Ndërsa deputetja Alma Lama theksoi se problem nuk ka qenë ligji si i tillë por zbatimi i tij. Zgjedhjet e 12 dhjetorit janë çështje e shkeljes së ligjit dhe për ta përmirësuar situatën duhet të forcohet sistemi i drejtësisë. Nga deputetja Donika Kadaj Bujupi u ngrit problemi i forcimit të autoritarizmit të liderëve politikë, në rast se do të mbështetet modeli i listave të mbyllura.
Ambasadoret e Quint-it, ku bënte pjesë-, Chistofer Dell SHBA, Jean. Francoic Fitou (France) .Ian Cliff (Britani Madhe),Michael Giffoni (Itali) dhanë përkrahje të plotë punës së Grupit të Grave dhe qëndrimeve të tyre në lidhje me ligjin zgjedhor dhe fusha të tjera të angazhimit.