Lajmet e fundit

Komisioni për Legjislacion

, 25.07.2011




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, kryesuar nga Arben Gashi, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Projektligji për përgjegjësinë e personave juridik për vepra penale, si dhe Projektligji për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështjet penale, me ç‘rast u formuan grupe punuese për amendamentimin e këtyre projektligjeve.

Gjatë këtij takimi anëtarët e Komisionit, shqyrtuan edhe shkresën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për emërimin e anëtarëve të Këshillit, ndërkaq, vendimi për këtë çështje do të merret në mbledhjen tjetër të radhës.

Më tej anëtarët e komisionit gjatë mbledhjes së sotme u dakorduan që të caktohet një ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit meqë drejtorit të gjertanishëm i ka skaduar mandati.