Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon familjen Zymberi

, 27.07.2011




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka ngushëlluar sot familjen e Enver Zymberit, i cili ka ndërruar jetë, pas plagosjes në aksionin për vënien e rendit në veri të Kosovës.
Në telegramin e Kryeparlamentarit Krasniqi thuhet:

 E nderuar familje Zymberi,


Me dhembje të thellë mora lajmin tronditës që polici i Republikës së Kosovës, Enver Zymberi në krye të detyrës për të vënë ligjshmërinë në pikat kufitare në veri të Kosovës, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga grupet e dhunshme.

Përkushtimi i Enverit dhe i kolegëve të tij në mbrojtjen e kufijve në veri të vendit, është një shembull i sakrificës dhe profesionalizmit të lartë në vendosjen e kushtetutshmërisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Vdekja e Enver Zymberit është humbje e madhe për Ju familje e nderuar, dhe për mbarë popullin dhe institucionet e Kosovës.

Duke ndarë dhembjen bashkë me ju, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon familjen Zymberi