Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon Kryekuvendaren Topalli dhe familjen Dibra me rastin e vdekjes së deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Gëzim Dibra

, 12.08.2011




E nderuara Znj. Jozefina Topalli,

Me dhembje të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Gëzim Dibra.

Vdekja e Gëzim Dibrës është humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij por dhe për Kuvendin e Shqipërisë. Familja Dibra ka humbur njeriun më të dashur të tyre ndërsa Kuvendi i Shqipërisë humbi deputetin e palodhshëm dhe të përkushtuar në detyrat e tij si i zgjedhur i qytetarëve shqiptarë.

Duke ndarë dhembjen bashkë me familjarët e deputetit Gëzim Dibra, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta Ju dhe familjes Dibra.

Ju lutem Shkëlqesi, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon Kryekuvendaren Topalli dhe familjen Dibra me rastin e vdekjes së deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Gëzim Dibra