Lajmet e fundit

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor

, 22.08.2011




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor të Kuvendit të Kosovës,  kryesuar nga Nait Hasani kryetar i Komisionit, u shqyrtua  Projektligji për organizmat e modifikuar gjenetikisht, Projektligji për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore dhe Projektligji për mbeturina.

Gjatë shqyrtimit të këtyre projektligjeve, anëtarët e Komisionit vlerësuan se këto projektligje duhet miratuar dhe proceduar në mënyrë të përshpejtuar edhe për faktin se dalin nga Raporti i Progresit të KE-së.
Ndërkaq, Projektligjin për fshatin Hoçë e Madhe dhe Projektligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, Komisioni vendosi t’ia kthejë qeverisë për  rihartim.

Duke iu referuar qëndrimit kritik të shumë OJQ-ve dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës, si dhe deklaratës së Kuvendit Komunal të Rahovecit, Komisioni vlerësoi se këto projektligje janë në kundërshtim edhe me parimet e UNESC-os. Projektligji për Hoçën e Madhe, u tha në Komision,  trashëgimin ortodokse shqiptare e konsideron si trashëgimi vetëm të popullit serb, andaj duhet rihartuar, u shprehën ata.

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e  Planifikim Hapësinor