Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 22.08.2011




U përkrah propozim–vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me emërimin e anëtarëve në Bordin për Rishqyrtimin e Ankesave.

U përkrah Raporti gjashtëmujor i shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2011, si dhe u mbështet kërkesa  e Kuvendit të Kosovës për ridestinimin e projekteve kapitale.

U përkrahën dy projektligje me raportet e amendamenteve të komisioneve funksionale.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa, të kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare e komisionit, u shqyrtua Propozim–Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me emërimin e anëtarëve në Bordin për Rishqyrtimin e Ankesave. Pas prezantimit të këtij propozim-vendimi nga ana e ministrit të Financave, Bedri Hamza, anëtarët e komisionit e përkrahën atë.

Anëtarët e komisionit shqyrtuan edhe kërkesën buxhetore për vitin 2011 të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ndërsa lidhur me këtë krijuan grup pune në mënyrë që të analizohet në hollësi kjo kërkesë buxhetore.

Më tej  u shqyrtua dhe u përkrah edhe Raporti gjashtëmujor i shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2011, pas prezantimit të Sekretarit të Kuvendit, Ismet Krasniqi, si dhe u mbështet edhe kërkesa e Kuvendit të Kosovës për ridestinimin e projekteve kapitale.

Anëtarët e komisionit po ashtu përkrahën edhe Projektligjin për kërkesat teknike për produktet dhe vlerësim të konformitetit, si dhe Projektligjin për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, me raportet e amendamenteve të komisioneve funksionale. Me këtë rast u theksua se këto dy projektligje në tërësi nuk përmbajnë implikime buxhetore dhe mund të procedohen më tej.

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa