Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

, 27.08.2011




U përkrahën shtatë projektligje, me amendamentet e komisioneve funksionale nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, kryesuar nga Xhavit Haliti, nënkryetar i komisionit, u  shqyrtuan dhe u përkrahën këto projektligje:  Projektligji për Prokurimin Publik në Republikën e  Kosovës, Projektligji për arsimin parauniversitar, Projektligji për Lirinë e Asocimit në Organizatat joqeveritare, Projektligji për mbrojtjen e informatorëve, Projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale, Projektligji për përgjegjësinë e personave juridik për vepra penale, Projektligji për Dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,  të gjitha këto me amendamentet e komisioneve funksionale nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane