Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

, 27.08.2011




U përkrahën katër projektligje.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, kryesuar nga Arben Gashi, kryetar i komisionit u shqyrtua dhe u përkrah Projektligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë, me amendamentet e propozuara nga grupi punës.

Anëtarët e Komisionit i dhanë driten jeshile për procedim të mëtejmë edhe Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik me amendamentet e propozuara nga grupi punës, si dhe raportit me amendamentet e komisionit funksional të Projektligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast anëtarët e mbështetën edhe raportin me amendamentet e komisionit funksional të Projektligjit për masat mbrojtëse të importeve.

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion