Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 27.08.2011




Njëmbëdhjetë projektligje, me amendamente të komisioneve funksionale, morën përkrahjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare, ka përkrahur dhe rekomanduar për miratim në Kuvend 11 projektligje.

Komisioni iu dha përkrahje këtyre projektligjeve, me amendamente të komisioneve funksionale: Projektligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, Projektligjit për Lirinë e Asocimit në Organizatat Joqeveritare, Projektligjit për masat mbrojtëse të importeve, Projektligjit për mbrojtjen e informatorëve, Projektligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale, Projektligjit për përgjegjësinë e personave juridikë për vepra penale, Projektligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Projektligjit për Dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publikë dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë dhe atij për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Komisioni iu shtoi nga një amendament Projektligjit për Arsimin e Lartë dhe atij për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa