Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik

, 02.09.2011




U shqyrtua Projektligji për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Projektligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre.

Kryetari i Komisionit, Zenun Pajaziti, vlerësoi se ky projektligj do të ndikojë në riorganizimin e shumë ndërmarrjeve, veçanërisht të kombinatit “Trepça”.  Edhe pse gjatë shqyrtimit të projektligjit anëtarët e  Komisionit u dakorduan që të gjitha amendamentet e propozuara të inkorporohen në projektligj, kur kryetari i Komisionit kërkoi që të votohet projektligji në tërësi, rezultoi me vota të barabarta ( katër me katër)  nga anëtarët e Komisionit.

Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik