Lajmet e fundit

Nga Komisioni për Bujqësi ...

, 05.09.2011




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani kryetar i Komisionit, formoi pesë grupe punuese për amendamentimi e projektligjeve dhe dy për monitorimin e tyre.

Ndërkaq, shqyrtimin e Strategjisë dhe planin e veprimit për Biodiversitetin 2011-2020, (që ishte paraparë të shqyrtohej në mbledhjen e sotme), Komisioni vendosi ta shqyrtojë në mbledhjen e radhës.

Po sot, Komisioni priti edhe përfaqësuesit e Bordit Këshillëdhënës të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë, me ç'rast u njoftua me sfidat që ka bordi në implementimin e agjendës nga fushëveprimtaria e tij.

Nga Komisioni për Bujqësi ...