Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 07.09.2011
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, ka diskutuar për planin e tij të punës gjatë sesionit vjeshtor. Pas diskutimeve, komisioni vendosi ta azhurnojë planin konform strategjisë së rishikuar legjislative dhe dinamikës së punës së Kuvendit.
Komisioni vendosi, gjithashtu, të organizojë dëgjim publik për Projektligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, si dhe të monitorojë zbatimin e Ligjit për Inspektoratin e Punës.