Lajmet e fundit

Të enjten Kuvendi i Kosovës hap dyert për qytetarët

, 14.09.2011




Kuvendi i Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) më 15 shtator, shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Në këtë datë mbahet "Dita e Dyerve të Hapura" të Kuvendit të Kosovës, gjatë së cilësinë ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës mund ta vizitojnë qytetarët, të cilët do të njihen më për së afërmi me punën e legjislativit të vendit dhe të takohen me përfaqësuesit e zgjedhur të tyre.

Nxënës të shkollave të mesme nga Prizreni, Gjakova, Peja, Ferizaj, Gjilani, Mitrovica, Prishtina dhe komuna tjera të Kosovës, në mënyrë të organizuar, do të vizitojnë Kuvendin e Kosovës.

Nga ora 12.00, përfaqësues rinorë nga të gjitha komunat do të marrin pjesë në simulimin e seancës plenare (në Sallën e Kuvendit), gjatë së cilës do të debatojnë në temën "Çfarë presin të rinjtë nga institucionet e Kosovës?". Me një fjalë rasti atyre do tu drejtohet kryetarit i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi.


Njoftimit ia bashkëngjesim agjendën e aktiviteteve të pritshme në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë:

10.00 Hapja zyrtare e "Dyerve të Hapura të Kuvendit" dhe "Panairit të OJQ-ve" (gjatë gjithë ditës, deri në ora 16.00, qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë Kuvendin, si dhe të n djekin drejtpërdrejtë seancën plenare)


10.00 Hapja zyrtare e "Këndit për Media" (NDI Kosova do të dhurojë një donacion të përbërë nga pajisje audio dhe video për Këndin për Media të Kuvendit);


~ Simulimi i Seancës Plenare nga përfaqësuesit rinorë ~

12.00 Fjalimi solemn i kryetarit të Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi


12.05 Fjalimi hyrës i kryesuesit të seancës plenare


12.15 Debat parlamentar "Çfarë presin të rinjtë nga institucionet e Kosovës?"


13.30 Përgatitja dhe leximi i Deklaratës së përbashkët


13.40 Votimi i Deklaratës së përbashkët

13.45 Dorëzimi i Deklaratës së përbashkët në Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit


13.55 Dorëzimi i Deklaratës së përbashkët në kabinetin e Presidentit të Republikës;

14.00 Konferencë për shtyp
(Lokacioni: Këndi për media)

Të enjten Kuvendi i Kosovës  hap dyert për qytetarët