Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
, 19.09.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga Arben Gashi, kryetar i komisionit, u shqyrtua Projektligji për dhënien e dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, i cili u përkrah në parim nga anëtarët e komisionit.
Me këtë rast u përkrah edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për përfitimin e ish-zyrtarëve të lartë, me amendamentet e propozuara nga grupi i punës.
Pas shqyrtimit të raportit me amendamentet e komisionit funksional të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësinë e Kosovës, anëtarët e komisionit vlerësuan se komisioni funksional duhet ta shqyrtojë sërish këtë projektligj, meqë është në kundërshtim me ligjet ne fuqi.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe rreth përbërjes së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, bazuar në kërkesën e Agjensionit Antikorrupsion, Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe KGJK-së. Megjithatë, vendimi lidhur me këtë çështje do të merret në mbledhjen tjetër të radhës.