Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

, 20.09.2011




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme vendosi që propozim amendamentet e Projektligjit për Hekurudhat e Kosovës të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme.

Kryetari i Komisionit, Zenun Pajaziti njoftoi se grupi punues ka kërkuar kohë shtesë që të paraqesë amendamentet, ndërkaq nga anëtarët e Komisionit kërkoi që shqyrtimi i tyre të bëhet në mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, Komisioni miratoi edhe ndryshim plotësimin e planit të punës për vitin 2011.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...